Mjafton një pjesë ndaj Bournemouth, Chelsea feston pas 72 ditësh

27/12/2022 21:26

Chelsea rigjen fitoren në Premier League pas pesë javësh gjatë së cilave kishte grumbulluar vetëm dy pikë.

Skuadra e Graham Potter, mposhti 2-0 Bournemouth në “Stamford Bridge”.

Golat e fitores u shënuan në pjesën e parë. Kai Havertz zhbllokoi takimin në minutën e 16’, ndërkohë që tetë minuta më pas erdhi eurogoli i Mason Mount.

Në fundin e pjesës së parë shënoi edhe Christian Pulisic, por arbitri e anuloi për një faull. Chelsea menaxhoi mirë pjesën e dytë dhe i gëzohet suksesit që mungonte prej 16 tetorit (0-2 përballë Aston Villa).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA