
28/02 08:49
44 milionë paund për Cody Gakpo, ishte kjo lëvizja surprizë e Liverpool për merkaton e janarit me The Reds që mposhtën konkurrencën e Manchester United dhe transferojnë nga PSV në Anfield një prej talentëve më të mëdhenj holandez.
Një lëvizje që i bëri të lumtur të gjithë tifozët e The Reds, edhe pse ka nga ata që kanë dyshime nëse Gakpo do të mund të përshtatet me lojën që aplikon Jurgen Klopp. Ish-lojtari i Liverpool, Steve Nicol tha se Gakpo mund të vuajë derisa të gjejë vendin e tij në formacionin e Liverpool pasi holandezi nuk ka një rol fiks në fushë.
Top Channel