Së fundmi, miliarderi i teknologjisë Elon Musk është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një kirurgu plastik, i cili pretendon se duke parë fytyrën e njeriut më të pasur në planet, ai mund të shohë se ai ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike duke eleminuar njollat në fytyrën, trupin e tij dhe mbjelljen e flokëve të rënë.


Ndërkaq, rikujtojmë se CEO i Twitter-it tha se do të tërhiqet nga roli i tij në kompani. Njoftimi i Musk vjen pasi ai kreu një sondazh në fillim të javës duke pyetur përdoruesit e Twitter nëse ai duhet të tërhiqej nga drejtimi i Twitter-it. Sondazhi, i cili zgjati 12 orë, mblodhi 17,502,391 vota, me 57.5% që votuan “po” që Musk duhet të largohej ndërsa 42.5% votuan “jo”.

Ndërkaq, Musk ka shprehur së fundmi se postimet në Twitter lexohen 100 herë më shumë se sa pëlqehen. Deklarata e tij vjen pasi Twitter ka filluar të lançojë veçorinë ku mund të shihni se sa shikime marrin postimet tuaja në rrjetin social, gjithashtu edhe të përdoruesve të tjerë.

Twitter njoftoi se ky numërim tani është i dukshëm në iOS dhe Android. Musk shprehet se ky lançim do të tregonte se sa shumë ka interaksion në Twitter, pasi një përqindje shumë e madhe e përdoruesve lexojnë postime në Twitter, por nuk pëlqejnë një postim, nuk e bëjnë reply ose retweet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA