Ekspozita e kishave të Korçës/ Një dekadë kërkimi për historinë e kishave ortodokse, rikthehen edhe të rrënuarat 24/02 15:59
Në 32 vjetorin e Themelimit Shoqata Labëria organizoi një ceremoni përkujtimore në ambientet e Akademisë së Shkencave.
Kryetari i shoqatës profesor Ago Nezha ka shpjeguar rëndësinë e Shoqatës së Labërisë në historinë e Shqipërisë dhe veprimtarinë e saj atdhetare
Në këtë ditë të shënuar, Shoqata ndau 6 çmime Nderi i Madh i Labërisë për personalitete në fusha të ndryshme të jetës publike. Por, gjithashtu mori edhe çmimin “Mirënjohja e Qytetit” nga Bashkia Tiranë me këtë motivacion
Nuk mund të mungonte në këtë përvjetor as kënga labe dhe vlerat e saj
Shoqata e Labërisë përsëriti shqetësimin e saj për vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në sheshin qendror të kryeqytetit, një debat që vazhdon prej vitesh.
Top Channel