Shqiptarët e kanë ndjerë kaq shumë mungesën e Big Brother, sa që shifrat e shikueshmërisë arrijnë një rekord të ri vetëm në mbrëmjen e parë të “Big Brother VIP 2”.
Nisja e sezonit të dytë të programit më të suksesshëm televiziv në vigjilje të Krishtlindjeve, përveçse pati mijëra shikues që e ndoqën përmes televizionit Top Channel spektaklin, shqiptarët kudo që janë për herë të parë mundën ta shihnin në kohë reale nëpërmjet platformës You Tube.
Më shumë se 100 mijë shikues në kohë reale gjatë transmetimit live të spektaklit në natën e parë të “Big Brother VIP 2”. Rreth 1 milionë shikime në total deri në fund të live stream-it. Rreth 570 milionë shikimet (569.958.161 views) e sezonit të parë të “BIG Brother VIP”, priten të rriten me shpejtësi edicionin e dytë kur vetëm në nisje të tij pati 100 mijë njerëz që e ndiqnin njëkohësisht vetëm në You Tube, më shumë se çdo ‘live’ i figurave politike.
Dhe jo vetëm politikanëve në Shqipëri. Po të bësh një krahasim të thjeshtë me intervistat e emrave më të njohur të momentit, shikon se audienca që thith Top Channel me shqiptarët në çdo cep të botës, të çfarëdo lloj moshe, me “Big Brother VIP”, mund on line edhe rrëfimin e presidentit të SHBA Joe Biden me zonjën e parë Jill Biden për Krishtlindje, apo deklaratat e kryeministres së re të Italisë Georga Meloni-t, si dhe konkurron me transmetimet ‘live’ të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për gjendjen e luftës.
Top Media me programe argëtuese, e në të njëjtën kohë të realizuara me përgjegjësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ka arritur të krijojë lidhje të fortë me publikun. Fenomeni Big Brother u kthye sezonin e parë në togfjalëshin më të kërkuar nga shqiptarët në “Google Search” e është e sigurt që këtë triumf do të vazhdojë ta mbajë. Mbrëmjet prime time do mund ti shihni në ekranin e Top Channel si dhe në You Tube livestream çdo të martë dhe të shtunë, ndërsa bashkëjetesën e 16 vipave 24 orë në 24 në dy kanalet e dedikuara të këtij formati në Digitalb.
Si dhe e reja e këtij sezoni është shikimi i BIG BROTHER VIP 2 në aplikacionin më të ri DIGITALB OTT, pas abonimit në dyqanet DIGITALB shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj dhe mund ta përdorni në të njëjtën kohë në 3 platforma si në smartphone, tv apo ipad… Madje mund të ktheheni pas në kohë, në transmetime që mund të keni humbur.
Top Channel