Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizator Avokati Adriatik Lapaj shpjegoi në “Top Story” se si Ervis Martinaj në bazë të ligjit konsiderohet si një person i gjallë.
Sipas tij do të duhet një procedurë ligjore prej gjashtë vitesh për ta shpallur një person të vdekur, duke nisur që nga shkëputja e kontakteve.
Avokati shprehet se për sa kohë nuk gjendet kufoma konsiderohet i gjallë dhe mbetet në kërkim nga policia për veprat penale që ka kryer.
“Referuar kodit të Procedurës Penale ka vetëm një rast kur mund të hyet në banesën e një shtetasi të kësaj republike pa vendim gjykate dhe është rasti i flagrancës. Kur dikush kapet në kryerje e sipër të një vepre penale apo është duke u ndjekur pa ndërprerje nga kryerja e veprës penale. Në rastin konkret çdo indicje duhet të kalojë përmes filtrit gjyqësor, që do të thotë se besoj dot që një gjykatë e kësaj republike të mund të cënojë, sepse kontrolli i banesave është akt shumë i rrallë.
Të gjithë personat që janë në institucionet e vuajtjes së dënimit janë nën përgjim në moment që flasin në telefon, pra në moment që janë në kontakt më botën e jashtme kalojnë në një filtër. Sepse janë nën survejim për të parandaluar krime në të ardhmen dhe për tu ndëshkuar.
Në këtë kuptim në momentin që kanë marrë informacion, prokurori i çështjes ka vepruar duke çuar çështjen në gjykatë për të marrë një mandat kontrolli.
Ai është i gjallë në kuptim të ligjit. Policia vepron në bazë të ligjit. Në bazë të ligjit një person konsiderohet i gjallë për sa kohë nuk është shpallur i vdekur me vendim Gjykate. Neni 15 i Kodit Civil e detyron procesin të kalojë përmes Gjykatës,e të bëhet shpallja e zhdukjes së personit. Kjo bëhet kur kanë kaluar nga dy vjet nga momenti që personi nuk ka më kontakte, nga momenti fundit. Me shpalljen e zhdukjes juridikisht sipas nenit 17 të Kodit Civil bëhet deklarimi i vdekjes, kur kanë kaluar edhe katër vite të tjera. Që do të thotë në total procesi merr gjashtë vite.
Për kaq kohë ky shtetas do të vazhdojë të jetë i gjallë në kuptim të ligjit. Në qoftë se ka vdekur biologjikisht është tjetër çështje, por juridikisht për sa kohë nuk gjendet kufoma konsiderohet i gjallë. Policia e shtetit vepron sikur ai të ishte shtetas i gjallë, madje shkon e kërkon aty si një person i kërkuar për vepra penale. Se ai përpara se të jetë i zhdukur, që deklarohet këtu që është i zhdukur, është në kërkim nga kjo polici”, tha avokati Adriatik Lapaj.
Top Channel