39-vjeçari, i cili njihet më shumë me pseudonimin e tij në internet ‘Salt Bae’, u bë i njohur nga postimi i një videoje ku shihet duke hedhur erëza në mënyrë ekstravagante në një copë bifteku.
Sot, ai ka hapur mbi 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Dubai. Megjithatë, investimi i tij më i shtrenjtë është një pallat 36 milionë paundësh, i cili është vetëm një prej pronave që ai ka në pronësi. Pallati “Macka” në lagjen Sisli të Stambollit, ka një pishinë në çati, palestër dhe një banjë.
Ai bleu hotelin luksoz “Park Hyatt” në vitin 2019 dhe u transferua në apartamentin e tij brenda pallatit po atë vit. Apartamenti ishte në pronësi të dramaturgut të shekullit të 20-të Abdülhak Hâmid Tarhan, i njohur gjerësisht në Turqi si “Poeti i Madh”.
Nurset tha në atë kohë se donte të kalonte më shumë kohë në qytetin turk për të qenë pranë nënës së tij pas vitesh udhëtimi nëpër botë për restorantet e tij. Kur ishte 27 vjeç, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll dhe pretendon se ka fituar 4500 £ në ditën e parë.
Me ndihmën e biznesmenit turk Ferit Sahenk, Nusret vazhdoi të hapte degë në Ankara, Dubai dhe Doha. Megjithëse ai ndan shumë pak për apartamentin e tij në pallat, prona me pesë yje ka 90 dhoma luksoze dhe suita, me çmime që fillojnë nga 350 £ për natë.
Hoteli u ofron miqve një gamë të madhe lehtësish, duke përfshirë ngrënien gjatë gjithë ditës në restorantin ekskluziv të ‘Salt Bae’, ku një biftek me fletë ari mund të kushtojë deri mbi 1000 £. Sipas faqes së internetit të restorantit, shefat e kuzhinës janë të specializuar në ‘kthimin e mishit në vepra arti’ si pjesë e ‘menusë së tyre të çmendur’. Së bashku me apartamentin e tij nën çati në ‘pallat’, Nusret besohet të ketë gjithashtu prona në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh poston foto nga një pishinë private në Beverley Hills.