Kurti pas takimit me krerët e KFOR dhe EULEX: Lëvizja të jetë e lirë, të largohen barrikadat
26/12/2022 13:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it Lars Gunnar Wigemark.
Takimi vjen një ditë pas incidentit me armë zjarri pranë një patrullë të KFOR-it në Zubin Potok. Nga Zyra e Kryeministrit bëhet me dije se u diskutua për situatën në veri.
“U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend”.
Tutje po ashtu u tha se duhet të rivendoset lëvizja e lirë dhe të largohen barrikadat
Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Punëve te Brendshme Xhelal Svecla.
Top Channel