Kryeministri indian: Rusia dhe Ukraina duhet të përdorin diplomacinë për t’i dhënë fund luftës

26/12/2022 17:10

Kryeministri indian ka zhvilluar një bisedë telefonike me Volodymyr Zelensky-n, gjatë së cilës kanë diskutuar për çështjet kryesore të luftës.

Në një deklaratë, qeveria indiane u shpreh se kryeministri i tyre Narendra Modi ka përsëritur thirrjen e tij për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive mes vendeve.

Duke theksuar se Rusia dhe Ukraina duhet të përdorin diplomacinë për t’i dhënë fund luftës.

Sky News shkruan se Modi ka shprehur mbështetjen e Indisë për çdo përpjekje për paqe, pasi Zelensky zbuloi një plan paqeje prej 10 pikash. Dyshja diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në thirrje.

India ka kërkuar të forcojë marrëdhëniet tregtare me Rusinë dhe nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite pushtimin e Ukrainës.

Ajo është shfaqur si blerësi më i madh i naftës ruse pas Kinës, duke argumentuar se duhej të kujdesej për interesat e veta si konsumatori i tretë më i madh në botë i naftës dhe gazit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA