Filmi, të cilin shumë britanikë e shikojnë çdo sezon Krishtlindjesh, tani mbush 32-vjeç së bashku me shtëpinë ku është xhiruar, e cila është ende e fortë. Rezidenca gjeorgjiane shumë milionëshe ishte e disponueshme për t’u marrë me qira vitin e kaluar, vetëm për një natë, në “AirBnB”.
Organizatorët premtuan një mirëseardhje të ngrohtë dhe jo ‘një hekur në fytyrë’ apo ndonjë të papritur tjetër si në film. Shumë nga dhomat janë lehtësisht të njohura për fansat, si vendet ku Kevin ngrinte kurthet për hajdutët Harry dhe Marv.
Shkallët e zbukuruara
Shkallët e shtëpisë ishin të veshura me tapet të kuq, me letër muri po aq festive të suvatuara në të gjithë zonën e hyrjes. Pronarët e rinj e kanë ndërruar stilin ‘chintzy’ me shkallë më të errëta dhe letër murale më të theksuara duket sikur e ka rikthyer dekorin e filmit në këtë periudhë festive.