Në këto ditë festash është e pamundur të shkosh diku dhe të mos shohësh dekorimet e Krishtlindjeve.

Ato ndodhen kudo në dyqane, në rrugë, në dritaret e dhomave të ndenjes dhe sigurisht që edhe në pemët e shtëpive tona. Një nga dekorimet më të famshme të Krishtlindjeve që njerëzit përdorin për Krishtlindje janë shiritat dekorativë të Krishtlindjeve.

Ju mund të mendoni se përdorimi i tyre është një traditë e vjetër dhe se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar i kanë zbukuruar shtëpitë e tyre me këto shirita me shkëlqim për një kohë shumë të gjatë. Por kjo në fakt nuk është e vërtetë. Shiritat dekorativ në fakt besohet të jenë një traditë mjaft moderne në Britani.

Ata i detyrohen shumë në traditat e tyre të Krishtlindjeve, Viktorianëve. Por pavarësisht se ata i duan Krishtlindjet, në fakt nuk ka asnjë provë që mbretëresha Victoria ka përdorur shirita me shkëlqim në pemën e saj. Ideja e tyre daton në vitin 1610 në një vend në Gjermani të quajtur Nuremberg.

Ata përdorën fije të holla argjendi të vërtetë në pemët e tyre për të reflektuar dritën e qirinjve, siç vendosnin qirinj të vërtetë në pemët e tyre. Megjithatë, argjendi ishte shumë i shtrenjtë, kështu që aftësia për ta bërë këtë ishte një shenjë se jeni i pasur.

Edhe pse në fillim argjendi dukej i bukur dhe me shkëlqim, ai nxihej mjaft shpejt dhe e humbiste pamjen e tij të ndritshme. Kështu që u këmbye me materiale të tjera si bakri dhe kallaji. Këto metale ishin gjithashtu më të lira, kështu që do të thoshte që më shumë njerëz mund t’i përdornin ato.

Sot, këto shirita janë të bëra nga një material i quajtur klorur polivinil ose shkurt PVC. PVC-së i bëhet një përpunim i veçantë për ta bërë të bukur dhe me shkëlqim, përpara se të formohen shiritat që përdoren për dekor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA