Dikush gjen më në fund një mënyrë për të shkatërruar modelin ‘legjendar’ Nokia 3310 (fotot)

26/12/2022 19:37

Nokia 3310 njihet që është nga celularët më të fortë të prodhuar, aq sa shumë vrasin mendjen përse janë detyruar të kalojnë te modelet “inteligjente” Apple e Android.

Celulari modest  Nokia ka qenë një nga modelet më të përdorura në të gjithë globin që prej publikimit fillimisht në shtator 2000.

Në krahasim me celularët e sotëm Nokia nuk bënte shumë gjëra, por atë që e bënte, e bënte me së miri, thonë mbrojtësit e tij.

Por mjeti ishte gjithashtu i fortë, ndryshe nga celularët e sotëm që duhet të bësh “përditësim” të programit thuajse çdo ditë, prej rënies së fuqisë së baterisë apo thyerjes së ekranit.

Por dikush duket se më në fund ka gjetur një mënyrë për ta shkatërruar, dhe jo me mënyrat e zakonshme, por me një morsetë hidraulike.

Një video e modelit 3310 që shtypej me morsë hidraulike u postua në rrjet dhe kishte marrë më shumë se 70,000 pëlqime.

Por dhe në atë rast celulari rezistoi për një kohë të shkurtër para se të shembej nën forcën brutale të morsës.

Përdoruesit nuk besonin atë që po shikonin teksa një prej tyre shkruante: “Duhet të jetë video e rreme, asnjë morsë nuk i reziston dot celularit.”

“Celulari më i mirë ndonjëherë. Njëherë më sulmuan në rrugë, nuk e di arsyen. Por Nokia ime 3310 bëri që ata të pendohen.”

Një tjetër shtonte: “Një kolegu im e përplasi përtokë, u nda në katër pjesë, i mblodhi ato përsëri dhe bëri telefonatën, më merr malli për Nokian e vjetër.”

FOTO GALERI
1/3
Por dikush duket se më në fund ka gjetur një mënyrë për ta shkatërruar, dhe jo me mënyrat e zakonshme, por me një morsetë hidraulike.

Top Channel