Lufta e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia, ka ndikuar që bizneset në Kosovë të kenë problem furnizimin me lëndë të parë.

Shaqir Palushi, pronar i një biznesi në Kosovë, thotë se kanë pasur shumë probleme për shkak të shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve .

“Për shkak të rritjes së kostos të këtyre çmimeve ne kemi bërë përpjekje të furnizohemi në vazhdimësi me sasi të mjaftueshme të lëndës së parë, por në anën tjetër të mos rritim çmimet e produkteve finale duke marrë parasysh që nuk ka pas rritje të pagave”-shprehet Palushi.

Ndërsa Burim Piraj, po ashtu pronar biznesi thotë se kanë problem edhe me transportin.

“Kryesisht po importojmë prej Evropës lëndën e parë dhe është problem shumë i madh, sepse kompanitë kosovare kanë ndryshuar dhe ka standarde të cilat ne po i zbatojmë dhe ato kërkojnë që lënda parë të jetë cilësore, kemi problem shumë me transportin, për arsyeje se Kosova ende nuk është në listën e vendeve që kanë marrëveshje të transportit të ndërsjellët. Ne ende produktet me prejardhje shtazore nuk i lejon Serbia t’i transportojmë nëpër Serbi, shkojmë nga Rumania, Bullgaria, Maqedonia në Kosovë dhe kjo është kosto shtesë që çdo kamion i merr rreth 300 euro e që janë qindra kamionë gjatë një viti dhe kostoja rritet”- thotë ai.

Piraj tha se një problem tjetër është edhe energjia elektrike. Sipas tij, investitorët e huaj hezitojnë të investojnë në Kosovë, pasi nuk e shohin si vend atraktiv. Fjolla Smaili-Azemi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, thotë se  për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve finale, konsumatorët aktualisht detyrohen që të eliminojnë të gjitha produktet e luksit dhe të fokusohen të produktet që janë nevoja esenciale, në këtë formë, Azemi tha se kjo po dëmton dhe po ndikon negativisht te bizneset.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA