Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës.

Dita ka nisur me meshën e shenjte që është mbajtur në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” ku mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Johan Pelushi ka përcjellë urimin e tij për më shumë paqe, shpresë dhe gëzim.

Shkodër: 

Qindra besimtarë të krishterë, kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

Mesha e shenjtë u udhëhoq nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafrai cili u lut edhe për paqe në botë duke përcjellë edhe mesazhin e Papa Franceskut për situatën në Ukrainë.

Fier: 

Qindra besimtarë ortodoksë ishin në meshën e organizuar në kishën e Shën Gjergjit në Fier ku u lutën për më shumë dashuri dhe paqe.

Gjirokastër:

Në Gjirokastër në katedralen e Hyjlindëses qindra besimtarë kanë pritur lindjen e Krishtit. At Dhimitri ju ka kërkuar besimtarëve të gjejnë paqen dhe dashurinë frymëzuar nga jeta dhe përulësia e Krishtit.

Mijëra emigrantë shqiptarë i janë bashkuar këtë vit festës së Krishtlindjeve me familjet. Vetëm prej Kakavijës gjatë javës së vigjiljes hynë në Shqipëri më shumë se 30 mijë shtetas.

Durrës:

Edhe në Durrës besimtarët e krishterë kremtuan lindjen e Jezu Krishtit. Në të gjitha kishat katolike, ortodokse dhe ungjillore të Durrësit besimtarët u mblodhën për të festuar ardhjen e madhe.

Vlora:

Në Vlorë, besimtarët u mblodhën në kishën “Shën Theodori” ku Mesha është drejtuar nga At Kostandin Prifti, i cili në mesazhin e tij ka folur për më shumë harmoni, paqe, shëndet dhe lumturi.

Top Channel