Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me përfaqësues të Kishës Ortodokse shërbyen një vakt të ngrohtë për njerëzit në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”.

“Sëmundja më e madhe është vetmia, sidomos kur vijnë festat, kur dikush ka fëmijët jashtë, kur dikush është larg shtëpisë, kur dikush ka humbur një nga bashkëshortët, është burrë i ve ose grua e ve, kur dikush është me ndihmë ekonomike, kur dikush ka një person me aftësi të ndryshe. Vetmia është një sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë, por ka shërim: mjafton të kalosh kohë me dikë”.

Festa e fundit tha Erion Veliaj duhet të na bëjë të gjithë bashkë në emër të solidaritetit , që askush të mos ndihet i vetmuar në festa në Tiranë. Ndaj duhet kontributi i të gjithëve.

“Në këtë qytet me një milion banorë ka shumë njerëz, të cilëve u ka ecur jeta mbarë, që i ka bekuar me më shumë se kanë nevojë. Unë njoh shumë njerëz në nevojë, por jo të gjithë, po ashtu edhe Kisha Orthodokse mund të dijë shumë njerëz në nevojë, por ndoshta nuk i di të gjithë. Te pallati juaj, secili e di kush është në nevojë, kush është me aftësi ndryshe, ose kush është i vetmuar. Thirrja ime është për të gjithë ata qytetarë që e kanë mundësinë, të ndajmë një vakt, të ndajmë një lodër, të ndajmë një palë veshje të ngrohta për dimër. Mund të ndajmë edhe vetëm një urim për dikë që është fillikat dhe ka nevojë të ndjejë solidaritet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA