Emiliano Martinez dha kontribut të madh në shpalljen Kampione Bote të kombëtares argjentinase për herë të tretë në histori.

Pritje vendimtare dhe i mrekullueshëm te penalltitë, 30-vjeçari i Aston Villa në Premier Leaue ndihet në qiellin e shtatë, sidomos për faktin që ndihmoi Leo Messin të fitonte Botërorin.

Me kapitenin dhe idhullin e tij ka një raport shumë të mirë, teksa zbulon se ishte ëndrra e tij e madhe dhe një objektiv personal të triumfonte në Katar bashkë me futbollistin më të mirë në planet.

Ëndrra ime ishte t’i dhurojë Kupën e Botës lojtarit më të mirë në botë në mënyrë që të merrnin fund debatet se kush është më i miri. E kisha personale.

Pas finales i dërgova një mesazh Leos: ‘Faleminderit që më dhurove Kupën e Botës’ dhe nga ana tjetër mora të njëjtin falënderim. Është e pabesueshme të marrësh një respekt të tillë nga më i miri”, deklaroi “Dibu” Martinez./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA