Shkëlzen Doli, një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i orkestrës filarmonike të Vjenës, është dekoruar me titullin e nderit të Austrisë nga Presidenti austriak, Dr. Alexander Van der Bellen për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.

Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën.

I papërsëritshëm do te mbetet gjithashtu koncerti në Teatrin e Operas e Baletit, më 2017-n, ku me turneun Albanian Soul, i bëri muzikantët vjenezë të luanin Moxartin duke mbajtur qeleshe shqiptare në kokë. Shkëlzen Doli, e ka deklaruar vazhdimisht:

“Jam shqiptar dhe nuk krenohem me asgjë tjetër, veç vendit tim”.

Doli ka lindur në Elbasan në 1971-shin, dhe më pas është rritur në Gjakovë. I shkolluar për muzikë në Vjenë, Shkëlzen Doli shumë shpejt arriti që të bëhej pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995. Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Europa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.

Ai ka themeluar edhe Vienna Philarmonic Ensemble, me të cilin performonne vende te ndryshme te botes  krahas muzikës më të mirë botërore edhe motivet shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA