Qytetarët e Kosovës janë mbledhur në një protesë, të organizuar nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, në kundërshtim të dënimit të ish-komandantit të UÇK-se Sali Mustafa.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua javën e kaluar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Protesta mban sloganin “jo në emrin tim”.

Tubimit i janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike së Kosovës.

Pak ditë më parë reagoi edhe vajza e Sali Mustafës e cila tha se Gjykata është shprehur në mënyrë të padrejtë duke e dhënë vendimin ‘në emër të popullit të Kosovës’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA