Përdorim alkooli dhe shkelje e rregullave rrugore/ Arrestohen tetë shoferë, hiqen dhjetëra leje drejtimi

23/12/2022 14:35

Tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa 56 të tjerë iu janë pezulluar lejet e drejtimit, pasi shkelën rregullat rrugore.

Gjatë një jave në Durrës u morën masat për të arrestuarit, gjithashtu në gjendje të lirë po hetohen dy të tjerë.

Gjithsej janë pezulluar 56 leje drejtimi, nga të cilat 48 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 leje të tjera për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit ose për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parrgullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA