Ndarja e bujshme mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit.

Ndërkaq, modelja së bashku me avokaten e saj Ana Rosenfeld thuhet se janë duke hartuar letrat që do t’i japin fund martesës 8-vjeçare. Revista Ciudad ka zbuluar shifrën që Wanda mund të marrë pas ndarjes me futbollistin e Galatasaray. Sipas mediave Nara mund të përfitojë 100 milionë dollarë.

Përveç kësaj, gazetari Estefi Berardi ka siguruar se Wanda synon të marrë gjysmën e trashëgimisë së përbashkët, përfshirë të ardhurat e Icardit gjatë gjithë karrierës së tij. Berardi ka zbuluar se ylli televiziv ka folur rreth kësaj teme me miqtë e saj të ngushtë dhe është shprehur se:

“Po vrasim njëri-tjetrin për 20 milionë dollarë”.

Ish-dyshja e njohur duhet të negociojnë edhe për kujdestarinë e dy vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella Icardi. Edhe pse ende nuk dihen detaje për këtë çështje, pritet që Wanda të jetë ajo që do t’i mbajë. Ndërkaq, pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre,  Nara dhe Icardi u ‘arratisën’ së bashku për pushime në Maldives.

Nara u dha së fundmi mundësi ndjekësve të saj të pyesin më shumë përmes ‘ask-ut’ në rrjetin social Instagram. “Përse nuk thua që jeni pajtuar”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës dhe Nara nuk kaloi pa një përgjigje teksa shtoi:

“Sepse do të gënjeja. U përpoqa sepse ndjeja se një lidhje kaq e gjatë meritonte një shans të dytë, por nuk funksionoi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA