Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Një veteran nga Vietnami luajti llotarinë, siç kishte bërë për më shumë se 20 vjet, duke përdorur intuitën.
“Intuita më tha: ‘mos bli vetëm një biletë, bleigjashtë. Dhe mos përdor vetëm ndonjë numër, përdori të njëjtat numra në secilën biletë”, u shpreh ai.
Numrat e Raymond Roberts erdhën dhe kishin vlerë 390,000 dollarë secili si çmim në para.
Roberts zgjodhi të merrte një shumë të përgjithshme për pesë nga biletat, duke fituar gati 2 milion dollarë në total.
Për biletën e gjashtë, ai zgjodhi opsionin e pensionit, që do të thotë se ai do të marrë gjithashtu 20 pagesa vjetore prej 25,000 dollarë.
Lotaria jep një shumë të caktuar për tërheqjen e saktë të pesë topave, siç bëri Roberts, që do të thotë se janë të mundshme fitore të shumta me të njëjtat numra.
Numrat fitues që zgjodhi Roberts ishin një kombinim i sajuar me kujdes i ditëlindjeve dhe datave të përvjetorit.
Top Channel