Edicioni i dhjetë i çmimeve “Harpa”, mblodhi në një mbrëmje gala, figura të njohura të artit, kulturës, letërsisë, medias e politikës të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.
Ky eveniment i kthyer tashmë në një traditë, ka akorduar disa çmime, duke vlerësuar emra e personalitetet më të spikatura gjatë vitit 2022. Gazetares se Top Channel Monika Stafa iu akordua çmimi për gazetari dhe si autore me rol të spikatur në televizion dhe shtypin e shkruar.
“Shumë janë të thirrur por pak të zgjedhurit. Do të falënderoj vëmendjen që i kushtoni punës në tërësi të këtyre njerëzve që përpiqen mes luftës së përbotshme të parasë tu kushtojnë vëmendje shpirtit krijues dhe procesit te artit ne veçanti. Do të falënderoj Majlindën që nuk pushon se vrapuari, por natyrisht të fundit por jo për nga rëndësi, Top Media e cila gjithmonë që në gjenezë tashmë e ka në ADN- saj përkushtimin ndaj së bukurës. Sepse e bukura mban boten lidhur. Dhe të gjithë ne e dimë por është e rëndësishme mos ta harrojmë”.
Ceremonia e çmimeve kombëtare “Harpa”, është një ngjarje e rëndësishme kulturore, e kthyer tanimë në një traditë, e cila ka sjellë në vëmendjen e publikut emra, institucione e personazhe me kontribute të vyera në disa fusha të artit, kulturës e letërsisë.
Top Channel