Telenovela Johnny Depp – Amber Heard ka qenë një nga historitë më interesante të vitit 2022, pasi aktori u akuzua për keqtrajtim dhe abuzim seksual nga ish-gruaja e tij, por më pas u shpall i pafajshëm.
Dyshja arritën një marrëveshje që do të thotë se aktori i “Pirates of the Caribbean” do të marrë një milion dollarë, dhe ai tani ka thënë se çfarë do të bëjë me paratë.
Gjithçka duket se është rregulluar dhe pas marrëveshjes reciproke, aktorja ka rrëfyer për mediat se, pavarësisht sagës, ajo kishte ende ndjenja për Depp.
“Po. Po. Absolutisht. Unë e dua atë”, ka shprehur ajo.
Nga ana e tij, avokatët e Depp shpjeguan se çfarë do të bëjë ai me paratë.
“Ne jemi të kënaqur që zyrtarisht mbyllim derën e këtij kapitulli të dhimbshëm për zotin Depp, i cili e bëri të qartë gjatë gjithë këtij procesi se prioriteti i tij ishte nxjerrja në dritë e së vërtetës. Vendimi unanim i jurisë dhe gjykimi që rezultoi në favor të Depp kundër zonjës Heard mbeten plotësisht në fuqi. Pagesa prej një milion dollarësh – të cilat zoti Depp është zotuar dhe do t’i dhurojë për bamirësi – përforcon njohjen e zonjës Heard për përfundimin e ndjekjes rigoroze të sistemit ligjor për drejtësi”, shprehën në një deklaratë avokatët e Depp, Benjamin Chew dhe Camille Vasquez.
Top Channel