Andrea Qosja ka humbur të dyja këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç.

Pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi ai u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik dhe i heq paketën higjienosanitare.

U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Z. Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë.

Vendimet e fundit të Komisioni Epror Mjekësor kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Sakaq invalidët e Elbasanit pasi nuk morën përgjigje për ankesat e tyre janë rifutur në grevë urie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA