Një çarter depërtoi dje 42 shqiptarë nga Anglia në Shqipëri, pas vendimit të qeverisë britanike për të larguar nga toka e tyre emigrantët e paligjshëm.

42 emigrantët në bordin e avionit të ‘Home Office’ ishin të gjithë burra.

Sipas Daily Mail, 32 prej tyre ishin kriminelë, të cilët ishin dënuar gjithsej me 89 vjet burgim. Gjithashtu në çarter ishin gjashtë persona që kishin kërkuar azil në Britani dhe katër shkelës të tjerë të imigracionit, pra kishin shkuar në Angli ilegalisht.

Avioni u ul në aeroportin e Tiranës dje në drekë, nën shoqërimin e oficerëve të  Agjencisë së Zbatimit të Emigracionit që mbikëqyrën operacionin.

Mes kriminelëve të dëbuar ishte Rudin Gripshi, 49 vjeç, i cili u burgos për 13 vjet si anëtar i një bande të Midlands, i në trafikun e 1 milion paund kokaine.

Mes tyre ishte edhe Gazmir Mule, i cili u dënua me 12 vjet për posedim droge dhe Andrea Zekaqis, 31 vjeç, i cili u burgos me katër vjet e gjysmë për furnizim me drogë.

Mësohet se Gripshi dhe Zekaqis kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, shkruan Daily Mail.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA