Diasporës kosovare duhet ti ndalohet hyrja në serbi për festa , kështu kërkoi në kuvendin e Serbisë anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Slavisha Ristic.
‘Tani që jemi në prag të Vitit të Ri, tani shqiptarët që vijnë në Kosovë, Serbia duhet t’i ndalojë, që kosovarët mos të përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në Kosovë”, raportohet të ketë thënë ai.
“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka shtuar më tej Ristic.
Zyrtari serb është justifikuar më tej duke thënë se ai në fakt nuk është pro kufizimit të lirisë së lëvizjes, por është kundër qasjes fashiste të Kurtit, dhe prandaj Serbia duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur këtij të fundit.
Ristiç tha më tej se ai kishte shkuar në seancën e Kuvendit përmes “rrugëve të dhive” siç e quajti ai, nga Kosova dhe se i vjen keq që nuk ka pasur marrëveshje që të paktën të dërgohet një mesazh mbështetjeje nga Parlamenti i Serbisë për njerëzit në veri që po protestojnë, dhe t’i dërgojë një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur popullin serb.
Top Channel