Një 40-vjeçar i cili tentoi të digjte një lokal mbrëmjen e djeshme në Fier, është arrestuar nga policia.

Mësohet se A. S., 40 vjeç kishte hedhur lëndën djegëse lokalit në pronësi të S.M., me qëllim djegien e biznesit, për motive të dobëta.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA