Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë kanë nisur të protestojnë kundër, siç thanë, kundër “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës që prej datës 10 dhjetor.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë protestës.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme, protestuesit pritet t’i kundërshtojnë “ultimatumet dhe afatet” për heqjen e barrikadave.

Ndërkohë, Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, ka njoftuar se është duke monitoruar situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, ka thënë EULEX-i, nëpërmjet një njoftimi për media.

Nga 10 dhjetori, grupe të serbëve në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Për heqjen e barrikadave, ata kërkojnë lirimin e Pantiqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA