Në një aksident rrugor është arrestuar M. Rr., 30 vjeç, i cili po drejtonte pa leje drejtimi një motomjet dhe u përplas me automjetin me drejtues Gj. Ç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi Z. L., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një 39-vjeçar, E. B.,  është arrestuar po ashtu nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Policia Tiranë ka vënë në pranga edhe një 18-vjeçar me iniciale D. H.,  pasi gjatë kontrrollit të mjetit që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.

Ndërsa një 41 vjeçar A. Gj., u arrestua pasi i vodhi me dhunë telefonin një 24-vjeçari, S. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA