Lëvizte me armë zjarri me vete në Shkodër, 15-vjeçari ishte kthyer në shqetësim për banorët
22/12/2022 12:34
Një 15-vjeçar është marrë nën hetim në gjende të lirë nga policia në Shkodër, pasi është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri.
I mituri ishte kthyer në shqetësim për banorët, pasi dyshonin se ai qarkullonte në fshatin Grudë e Re, me armë zjarri me vete.
15-vjeçarit J. B., iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Në zonën ku ky ai banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të.
Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel