Habisin ndjekësit me veprimin e fundit, Megi Pojani dhe Jurgen Bala përjetësojnë “Dancing with the Stars”

22/12/2022 22:26

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ditën e sotme një nga konkurrentet Megi Pojani dhe balerini i saj profesionist, Jurgen Bala kanë bërë një gjest shumë të veçantë në lidhje me spektaklin. Të dy kanë gdhendur në trupin e tyre numrin 10, si një tatuazh që do tu kujtoj gjithmonë eksperiencën e tyre në ‘DWTS’.

Numri 10 është numri VIP i tyre me anë të cilit të gjithë njerëzit mund t’i votojnë dhe ata kanë vendosur ta përjetësojnë atë në krahun e tyre.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA