22/12 09:53
Manchester United, Nottingham Forest dhe Brighton janë skuadrat e radhës që siguruan çerekfinalet e EFL Cup duke iu bashkuar Neëcastle, Wolves, Leicester City dhe Southamton, ndërkohë që çerekfinalisti i tetë do të mësohet nga dueli i zjarrtë Manchester City-Liverpool (e enjte, 21:00, SuperSport).
United mposhti 2-0 Burnley falë golave të Christiani Eriksen dhe Marcus Rashford, ndërkohë që Nottinghami triumfoi 1-4 në fushën e Blackburn. 0-0 përfundoi përballja Charlton-Brighton, me vendasit që u treguan më të saktë duke sjellë eliminimin e ekipit të De Zerbit.
Top Channel