Një nga imazhet nga festa e Argjentinës pas fitimit të Kupës së Botës e që ka bërë xhiron e botës u fiksua në fushën e stadiumit Lusail.

Messi po ecte i lumtur, duke festuar, kur një grua e kapi nga pas. “Ylli” argjentinas u kthye dhe fytyra e tij ndryshoi, u emocionua dhe i dha përqafim emocional.

Mediet botërore besuan se ishte një përqafim me nënën e tij, por nuk ishte Celia María Cuccittini. Të dyja femrat janë bionde dhe me gjatësi pak a shumë të ngjashme, ndaj ndodhi dhe gabimi.

Protagonistja e përqafimit me Messin është Antonia Farías, kuzhiniere në kombëtaren e Argjentinës prej 10 vitesh, me të cilën Messi ruan një marrëdhënie shuë të afërt.

Në ambientin bardheklatër, Antonia Farías konsiderohet një hajmali e vërtetë dhe e shoqëron gjithmonë ekipin. Shumë lojtarë e konsiderojnë si një nënë të dytë.

Antonia është pjesë e stafit që shoqëron ekipin kudo. Ajo ka lidhje shumë të ngushtë me lojtarët dhe i njeh të gjitha shijet e tyre./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA