Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhë e ngjarjen e datës 30 nëntor të këtij viti, ku u dhunua duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca.
Si autor të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici 5 persona, ku për 2 prej tyre janë ndaluar me urdhër nga prokuroria.
Burime bëjnë me dije se janë ndaluar S.M dhe L.P nga Lezha rreth 30 vjeç.
Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me urdhër të prokurorisë së Lezhës, e cila pas veprimeve hetimore arriti të identifikoj dhunuesit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.
Ndaj tyre është ngritur akuza e “Goditjes për shkak të detyrës”, ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.
Identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastrati.
Top Channel