Nga Super Mario e deri tek Final Fantasy, Japonia ka qenë sinonimi i video-lojërave, por disa ekspertë dhe prindër kanë frikë se një problem në rritje i varësisë po mbetet i pazgjidhur.
Kombet fqinje si Kina dhe Koreja Jugore kanë vendosur kufizime drastike në lojërat e të rinjve gjatë viteve të fundit. Një grup prindërish takohet çdo muaj në Tokio për të këmbyer historitë dhe strategjitë për trajtimin e zakoneve të lojërave tek fëmijët e tyre.
Themeluesi i këtij grupi, Sakiko Kuroda, bëri të ditur se fëmijët në Japoni fillojnë që të luajnë video-lojëra kur fillojnë shkollën fillore. Shumë prindër nuk dinë se si të merren me këtë problem dhe Kuroda thotë se ka mungesë veprimi nga qeveria dhe industria e lojërave.
“Njerëzit vijnë nga i gjithë vendi vetëm për të marrë pjese në këto takime”.
OBSH e përshkruan “çrregullimin e lojërave” si sjellje që rezulton në dëmtime të konsiderueshme të fushave si marrëdhëniet, arsimi ose puna dhe zgjat të paktën një vit. Ndërkohë prindërit dhe ekspertët thonë se lojërat mund të çojnë në sjellje obsesive te fëmijët.
Top Channel