
Ndalohen punësimet në administratë, që nga 3 marsi! Ligji elektoral ndalon rekrutimet e reja përpara zgjedhjeve
27/02 19:37
Deputetët e komisionit të ekonomisë përshëndetën vendimin e qeverisë për të taksuar me 50% të ardhurat e jashtëzakonshme të prodhuesve privatë të energjisë që nuk ia shesin shtetit, por e tregtojnë atë më lirë në treg.
Por, ata kanë kërkuar që i njëjti parim të ndiqet edhe me karburantet dhe sektorë të tjerë.
Debati pati edhe për çmimin e karburanteve ku socialisti Erion Braçe kërkoi t’i jepet fund favorizimeve dhe të ketë më shumë kontroll pasi sipas tij kompanitë po abuzojnë me rritjen e çmimeve.
Detyrimi për taksimin e jashtëzakonshëm të prodhuesve të energjisë prek tre kompani “Shtatkraft”, “Ayen” dhe “Kurum” ku shteti synon të arkëtojë rreth 70 milionë euro.
Top Channel