Përgjysmimi i pagesës, disa ditë para festave të fundvitit, vazhdon të endë nga një zyrë në tjetrën personat me aftësi të kufizuar.
Teksa janë thirrur në Ministrinë e Shëndetësisë, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre. Ministria ka kërkuar kohë të shqyrtojë problemin i cili është i qartë dhe në shkelje të pastër të ligjit.
Në kohën e rritjes së madhe të çmimeve, kategoria e personave me aftësi të kufizuar duhet të ishte e para që të mbështetej me paketa ndihmëse, por jo vetëm kjo nuk ndodh, por u hiqet pagesa që u takon. Invalidët edhe një herë kanë kërcënuar me grevë urie.
Teksa Ministria kërkon kohë të shqyrtojë problemin, VKM nr.78 përcakton qartë se personat të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror.
Top Channel