Avioni me ekipin kombëtar të kampiones së botës, Argjentinës, u ul në pistën e aeroportit të Buenos Aires pak pas orës 2 të mëngjesit, ku pritja e rezervuar fitimtarëve ishte pak të thuhet madhështore.

Vendi ka shpallur festë kombëtare: Mijëra vetë ishin rreshtuan në anët e rrugës ku kalonte autobusi për të përshëndetur kampionët e Katar 2022. Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga i gjithë ekipi.

Autobusi i priste në pistë për t’i çuar në Selinë e Federatës vendase të futbollit. De Paul, Martínez, Otamendi e  Álvarez u ngjitën në çatinë e tij, teksa ekipi nuk ngurroi të festonte me tifozët, që nuk e përmbanin dot gëzimin e tyre.

Një parullë e madhe me mbishkrimin “Faleminderit kampionë” ishte vendosur aty, ndërsa për të shmangur çdo incident të mundshëm, ministria e ushtrisë kishte dërguar në aeroport rreth 5000 ushtarë e pjesëtarë të forcave të sigurisë. Atmosferën elektrizuese e forcuan edhe më shumë notat e këngës  ‘Muchachos’, bazuar në një krijim të hershëm të  të grupit La Mosca, që u kthye praktikisht në një himn jozyrtar për fansat argjentinas në Kupën e Botës në Katar.

Argjentina fitoi kampionatin botëror pas një finaleje spektakolare me Francën të dielën, të cilën e mundi me penallti. Ishte një natë e jashtëzakonshme me dramë dhe emocione të larta, duke ofruar një nga finalet më të mrekullueshme të të gjitha kohërave, ku dy yjet e dy ekipeve shkëlqyen në skenën më të madhe të futbollit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA