Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi tha se qytetarët e komunitetit shqiptar, atij boshnjak dhe pakica të tjera janë të shqetësuar, ndërsa jetojnë nën frikë dhe ankth.

“Qytetarët e komuniteti shqiptar, por edhe boshnjakë por edhe pakica të tjera janë të shqetësuar. Jetojnë nën frikë dhe nën ankth, përkundër që institucionet dhe policia e Kosovës po tenton që tu ofrojë një siguri, njëjtë edhe KFORI, përndryshe një pjesë e institucioneve janë jofunksionale dhe kemi bllokim edhe në dy pikat kufitare”, u shpreh Betim Gjoshi, anëtar Kryesie PDK.

Karabinierët italianë qëndrojnë çdo ditë mbi urë duke patrulluar dhe ruajtur zonën ku ndahet qyteti i jugut me të veriut. Kjo urë duket se u është besuar atyre teksa çdo ditë stacionohen në të njëjtat pozicione.

Më çdo vend normal urat ndërtohen për të bashkuar, në Mitrovicë kjo urë ndan dy realitete.

Në dy anët e qytetit, shihen shumë shpesh të patrullojnë forca të KFOR-it të cilat ruajnë qetësinë në këtë zonë.

“Ka shqetësim, nuk ka frikë , institucionet duhet me kry punën e vet, qytetarët janë të qetë , normal jemi me komunikim të vazhdueshëm me ta që të mos t’i kontribuojnë përkeqësimit të situatës kush është përgejgjës për situatën dihet adresa është në Beograd, presidenti Vuçiç pasta me struktura të organizuara vazhdon të bëjë veprime të cilat e pengojnë lirinë e qarkullimit”, u shpreh Bedri Hamza, kryetar i komunës Mitrovicë.

Top Channel