Ekspertë të politikës, i lidhin zhvillimet në veri dhe irritimin e Serbisë me afrimin e një marrëveshje e cila parasheh një zgjidhje për konfliktin shumë vjeçar Prishtinë-Beograd.

Plani mund të mos kënaqë mjaftueshëm Beogradin zyrtar që do të mund të vihej në një situatë të vështirë përballë qëndrimeve të grupeve esktremiste.

“Pasi është arritur plan franko-gjerman nga përfaqësuesit e BE-së i përditësuar nuk ka shkuar edhe shumë ku Vuçiç ka filluar me qëllim destabilizimin dhe eskalimin e situatës në pjesën veriore. Kjo të Ië të nënkuptosh që ka qenë plan i orkestruar nga Beogradi, Serbia.

Më saktë nga politika shoviniste e Serbisë . Në këtë rast ata që e pësojnë janë qytetarët. Pasi ata janë në hall të madh nga bandat kriminale të pjesës veriore. Qytetarët nuk kanë mundësi tjetër përveçse të protestojnë” u shpreh Abdulla Sadiku, politolog.

“Këshilla ime për Kurtin dhe qeverinë e kosovës që të gjejnë rrugën më të shpejtë për të kthy normalaitetin në Veri dhe këtë rrugë të dakordum nga aletatët tonë të primë nga Amerika dhe fokusi vëmendja të kthehen tek marrëveshjen frank- gjermane për ta përmbyllur një here e përgjithmonë një situatë të mbetur hapur mes Kosovës e Serbisë që do të ishte një ndarje e përhershme mes Serbisë dhe Kosovës dhe në finale duhet me u arit kjo marrëveshje”u shpreh kryetari i AAK, Ramush Haradinaj.

Top Channel