2.150 hektarë tokë ende nën ujë, situata e përmbytjeve në Shkodër
20/12/2022 11:31
2150 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër, ndërsa prezencë uji ka ende në 50 oborre banesash dhe në stalla.
Krahasuar me një ditë më parë, janë 200 hektarë më pak sipërfaqe nën ujë në Shkodër.
Konkretisht, në njësinë Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1200 hektarësh. Në rrugën e Obotit, uji arrin në 70 centimetër dhe kalohet vetëm me mjetet e larta te ushtrisë. Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
Në njësinë administrative Dajç, rruga Darragjat – Shirq bëhet e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, pasi uji arrin ne lartësinë 70 cm.
Në Dajç janë 700 hektarë nën ujë, në Bërdicë 100 hektarë, ndërsa në Velipojë 150 hektarë.
Top Channel