Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt u bë pjesë e diskutimit të panelit të Top Story këtë të hënë.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se vijojë akoma përpjekjet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në lidhje me afatin 100 ditor që kryeministri Edi Rama i dha policisë, Karamuço theksoi se kreu i qeverisë e ka pasur gabim, pasi hetimet e ngjarjeve kriminale nuk lidhen me policinë, por prokurorinë. Afati duhej t’i jepej prokurorisë, sipas ekspertit, sepse ai është institucioni që i jep urdhër policisë për të vepruar.
Kurse Pastori Akil Pano u shpreh se suksesi për zbardhjen e ngjarjeve nuk lidhet me punën e policisë, por me vullnetin politik.
Ervin Karamuço: Kjo nuk varet nga policia, kryeministri e ka pasur gabim, ajo po drejtohet nga prokuroria, policia merr detyrat nga prokuroria, i bie që t’i kesh dhënë afat prokurorisë, varet nga prokuroria, vijojnë akoma përpjekjet për zbardhjen, ka marrë dy kallëzime një nga familjarët dhe një nga një strukturë ligjzbatuese, janë bashkuar. Nuk e kanë informuar se kush e ka kompetencën për këtë çështje. Unë e kam përmendur që nuk e keni ju këtë detyrë, ne do bëjmë tonën dhe prokuroria do të na drejtojë.
Ndërsa gazetarja Dorjana Bezat tha se po grumbullohen prova, por dilema nuk është zgjidhur ende.
Dorjana Bezat: Janë duke punuar, grumbulluar prova, por dilema nuk është zgjidhur.
Pastori Akil Pano: Nuk mendoj se është e vështirë të zbulohet vendndodhja, unë jam i skandalizuar për faktin se ne dispojmë një lloj informacioni që duhet të jetë më i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat përkatëse. Mësova se paskërka mbi 30 grupe kriminale, 17 vrasje mafioze, e gjithë historia nuk lidhet me a e bëri policia punën, por a ka vullnet politik. Në krye është ministri, Kur mbërrijmë në pozicionin e kreut të Policisë së Shtetit janë funkionarë teknikë pa mbështetje politike, por pa nxitjen, motivimin e këtyre funksionarëve, ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë nëse niveli politik është në mungesë, ka disa nxitës të krimit i cili lulëzon në vendin tonë, një nga këta ushqyes është korrupsioni në vend, ne po diskutojmë çështje që lidhen me krimin. Kjo është më i ngjashëm me prostitucionin, ai që bëhet në rrugë në nivelin e prostitucionit banal, ke edhe atë elitar, në raport me krimin është ai krimi banal i rrugës dhe ai i veshur me kostumin e pushtetit me mbrojtjen e oligarkut, për këtë arsye unë iu drejtova ish ministrit Lleshaj ç’ka ndodhur me dy dimensione që lidhen me shtetin se sa i mbrojtur është punonjësi i policisë dhe pagat, unë mendoj që niveli bazë nuk duhet të ketë pagë nën 800 euro.
Top Channel