Gjykata e Lartë në Britani ka shpallur sot si të ligjshme politikën e qeverisë Britanike për transferimin e azilkërkuesve në shtetin e Ruandas.
Në të njëjtën kohë gjykata ka vendosur që vendimet e Ministres se Brendshme për 8 azilerkërkuesit mes tyre të paktën ka qenë një shqiptar, që iniciuan procedurat për rishikim gjyqësor të vendimeve që ata duhet të ktheheshin në Ruanda janë të paligjshme.
Por a preken azilkërkuesit shqiptarë jo vetëm të ardhurit me gomone muajt e fundit, por edhe të tjerët që nuk kanë marrë ende përgjigje për kërkesat për azil?
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë britanike përbën një fitore për qeverinë e Rishi Sunak dhe një humbje për avokatët mbrojtës të të drejtave të emigrantëve të huaj në ishull. Po ashtu Gjykata e Lartë ka vendosur që vendimet e Ministres së Brendshme për 8 azilkërkuesit ku mes tyre të paktën ka qenë një shqiptar, që iniciuan procedurat për rishikim gjyqësor të vendimeve që ata duhet të ktheheshin në Ruanda janë të paligjshme.
Por a preken azilkërkuesit shqiptare, jo vetëm këta të ardhurit me gomone muajt e fundit, por edhe të tjerët që nuk kanë marrë ende përgjigje për kërkesat për azil?
Avokati shqiptar i çështjeve të emigracionit Naim Hasani, për Top-Channel në Londër thotë se padyshim ky është një vendim shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur nga qeveria Britanike, që tashmë ka një vendim gjykatë në favorin e saj, por pa asnjë dyshim beteja ligjore do të vazhdojë në të gjitha shkallët e drejtësisë Britanike, ndoshta edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut:
“Gjykata ka vendosur që fluturimet në Ruanda nuk duhet të fillojnë të paktën deri me datën 16 Janar të 2023-shit, kur kjo Gjykatë do të shqyrtojë kërkesat e mundshme të secilës pale për të apeluar në gjykatën e Apelit. E paqarte është nëse do dërgohen shqiptarë në Ruanda në kushtet kur Kryeministri Britanisë Rishi Sunak dhe kryeministri shqiptar Rama, kanë arritur marrëveshje mes tyre për riatdhesimin nga Londra të azilkërkuesve shqiptarë drejt Tiranës, të cilët nëse do dërgoheshin në Ruanda, do të ishte jo vetëm një lajm i keq për ta, por do i linte ata në mëshirë të fatit në mes të Afrikës, me mundësira ende të paqarta për rikthimin në atdhe prej andej, nëse kërkesat e tyre për azil do cilësoheshin të pabaza nga autoritetet e Ruandës. Ne një rast të tillë hipotetik mbeten po aq të paqarta edhe detyrimet e shtetit shqiptar për shtetasit e saj të dërguar mijëra km larg në një vend me të cilin si lidh asgjë, dhe që nuk kishin kërkuar të shkonin fillimisht.”- tha Naim Hasani- avokat i emigracionit në Londër
Top Channel