Shembja e pallatit në Tiranë, Rama: Ishte ngrehinë e rrezikshme! Familjet marrin bonusin dhe do t’u jepet apartamenti i ri

19/12/2022 18:17

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se familjet që jetonin  në pallatin që shemb sot në rrugën “Mylsym Keta” nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

Gjatë pjesëmarrjes në përurimin e lagjes së re në Baldushk të rindërtuar pas tërmetit, ku 28 familje hynë në shtëpitë e reja, ai u shpreh se familjet e pallatit të shembur në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë po marrin bonus dhe me rindërtimin e pallatit të ri ata do të marrin apartament.

Sipas Ramës, pallati që u shemb ishte një ngrehinë  që rrezikonte jetën e banorëve, ndërsa i cilësoi komentuesit e opozitës si persona që nuk kanë fe dhe atdhe.

 “Ça njerëzish janë ata që u dalin në mbrojtje, ndërkohë që ai pallat bën muu që është një ngrehinë e rrezikshme që me goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë, ndërkohë që atyre u jepet bonusi dhe u thuhet bujrum do të merrni aparatament të ri, tani çfarë duhet të bëjë qeveria dhe çfarë do të bëjë qeveria. Ata janë një grumbullim individësh që nuk kanë fe që nuk kanë atdhe as din e as iman, besë jo e jo, se kush u del për zot njërëzve në këtë vend e kemi treguar. Kur vjen puna tek shqiptarët, në hall në vështirësi, në nevojë, e të goditur nga një fatkeqësi nuk shikojmë as majtas as djathtas por shikojmë drejt e në sy gjithësesilin, ky ishte edhe një program strehimi, kudo në çdo shpi në zonën rurale ku ka nga dy tre apo katër kurora në një kulm, programi u ka dhënë katër shtëpi, rasti i katër kurorave, janë katër kurora që votojnë kundër partisë sonë. Çfarë rëndësie ka për ne kur këtu bëhet fjalë për qytetarë të kësaj republike, shqiptarë të cilët janë njësoj si gjithë të tjerët në nevojë goditen nga një fatkeqësi, si do të bëjmë ne, dua t’ju siguroj të gjithëve që pavarësisht se u pëlqen apo s’u pëlqen të gjithëve, njësoj do jetë rezultati. Të gjitha familjet që mund të kenë të rritur që mund ta kenë kokën mbrapsht, por kjo s’është arsyeja që ne të mos u japim të njëjtën gjë, që kur kanë prindërit me kokën parsh apo mbrapsht. Askush të mos shqetësohet më shumë se ç’duhet”, tha Rama.

Kujtojmë se pallati nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet u shemb nga IKMT, pasi Instituti i Ndërtimit në bazë të ekspertizës teknike e shpalli të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për banorët, për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë që pësoi nga tërmeti i vitit 2019.

Gjykata i ka dhënë të drejtë bashkisë së Tiranës, për prishjen e pallatit, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike.

Në total nga ky vendim preken 90 familje. 30 janë sistemuar tashmë në banesa të reja në pallatet e ndërtuara tek lagjja “5 maji”, ndërsa 32 familje të tjera për pak ditë do të marrin banesa me të njëjtat metra katrorë që kishin më parë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA