Këtë 20- vjetor Fiks Fare nderoi me simbolin e saj z. Erion Braçe me motivacionin si shikuesi më i rregullt i emisionit.
Z. Braçe falënderoi Fiksin duke u shprehur se që në fillim e ka ndjekur këtë emision për arsyen e vetme se ” ka veshin që shpesh herë politikanët nuk e kanë, ndjeshmërinë që po politikanë nuk e kanë. Mjafton të ndjekësh Fiksin dhe kupton atë që shpesh herë e ke vështirë ta dallosh tek njerëzit”.
Ai theksoi se Fiksi me përvojën 20 vjeçare tashmë është kthyer në një shkollë për gazetarët e rinj, por që mund të vlejë edhe si shkollë për politikanët, pavarësisht viteve që kanë në detyrë.
“Fjala institucion i takon më së mirë Fiks Fare, pasi e vërteta ndiqet dhe i shkohet deri në fund”, përfundoi z. Braçe.
Top Channel