Pavarësisht luftës/ Ukrainasit zgjedhin një mënyrë të zgjuar për të rikthyer buzëqeshjet në prag të festave të fundvitit

19/12/2022 19:24

Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe problemeve të shumta me energjinë elektrike, ngrohje e ujë të pijshëm, ukrainasit nuk i ndali asgjë që të dekorojnë bredhin në prag të festës së Krishtlindjes.

Megjithatë për t’i ndezur dritat e bredhit të vendosur në stacionin e metrosë në Kiev, inxhinierët prodhuan një pajisje që me lëvizjen e pedaleve të biçikletës prodhon rrymë të mjaftueshme sa për t’i ndezur dritat në pemën e festave.

Me këtë veprim ata po tentojnë të ngrenë moralin dhe të sjellin shpirtin festiv në kryeqytetin ukrainas, i cili nga 24 shkurti ishte në sulmin e vazhdueshëm të ushtrisë ruse. Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka shpërndarë pamjet e bredhit që u ndriçua në momentin që një burrë filloi të lëvizë pedalet e biçikletës.

Bredhi është zbukuruar në stacionin e metrosë së Kievit dhe disa tjerë janë vendosur nëpër qytete tjera ku po vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra.

Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyteti kryesor nga i cili u tërhoqën muajin e kaluar ushtarët rusë në një nga humbjet më të mëdha të Moskës në fushën e betejës në Ukrainë. Tre persona u plagosën në sulme, tha zëvendës shefi i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko.

Qyteti jugor dhe rajoni përreth tij janë sulmuar shpesh që pas tërheqjes ruse. Guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych tha të dielën se Rusia kishte kryer 54 sulme me raketa, mortaja dhe tanke të shtunën, duke vrarë tre persona dhe plagosur gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA