Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga vendi për një pagë më të mirë, drejt Gjermanisë ka ndezur një debat në rrjetet sociale, pas deklaratës së mjekut neonatolog Edi Tushe. Në fundjavë ai postoi këtë shkrim.

Postimi i plotë i doktorit Edi Tushe:

Kemi vendosur që rrogën e stafit ta bëjmë me mijëra euro, meqënëse kohët e fundit, është shumë problem të gjesh disponibël për të punuar, edhe një pastruese.
Sa e doni rrogën të dashur infermiere? 1 milion, 2 milionë???? Sa???…. Ok, po jua bëjmë rrogen sa të doni ju!
Por….
Kur përballeni me punën, rrini si guake!!
Nuk dini të mbani shiringën, nuk dini të përdorni pipetën, nuk kuptoni asnjë fjalë teknike…. Lëre pastaj kur duhet t’i merrni gjakun një fëmije të vogël, dukeni sikur ju ka rënë njeri me lopatë mbrapa kokës!!!… Hapni sytë si të habitura dhe me shumë mundësi, veshët ju bëjnë zhurmë kur ju shpjegojmë detyrat. Po çfarë keni menduar se po ju marrim në punë për figurë, apo për të treguar veten se çfarë dini të bëni.
E hapni llapën dy metra, dhe thoni – do shkojmë në Gjermani!!… Ju??!!… Mjerë Gjermania për ju!!!… Atje, të lani e shpëlani pampersat dhe k… e pleqve atje, nja 300 b.”, në turn. Por atje e ulni kokën dhe rrini si pula! Pastaj hipni nëpër metro nja dy orë larg në të ftohtë sa të arrini në ato “shtëpitë” që i paguani sa qimet e kokës, dhe goja prapë ju rri mbyllur. Kurse para nesh,….

Kreu i Urdhrit të Infermierit të Republikës së Shqipërisë Blerina Duka, reagoi duke thënë se ky urdhër numëron 30 mijë anëtarë nga veriu në jug, të cilët punojnë pa u lodhur dhe që na nderojnë kudo që punojnë në botë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA