Është vetëm 30 minuta larg Shkodrës, dhe dikur krenohej me prodhimtarinë e lartë në bujqësi e blegtori si dhe për qendrën muzeore ku jetoi poeti, prifti, mësuesi dhe deputeti Dom Ndre Mjeda.
Sot fshatit të Kukelit, i ka mbetur vetëm muzeu pasi njerëzit janë larguar.
Emigrimin e konsiderojnë si shpëtim pavarësisht se dhimbja e largimit të fëmijëve është e madhe.
“Në Kooperativë kemi qenë, por bukë kemi ngrënë të githë. Ndërsa tani s’kemi mundësi të hamë as bukë. Shyqyr që na kanë ikur fëmijët jashtë shtetit dhe na dërgojnë ndonjë lekë”, thotë një banor.
“Këtu vetëm se nuk ka lekë se bëhet jeta me gjëra bio”, shprehet një tjetër.
Fshati, dikur me rekorde për prodhime, sot ka vetëm fusha djerrë, pasi bujqësia sipas banorëve të nxjerr pa fitime dhe nuk përfitojnë asnjë favorizim nga ministria.
Top Channel