Fotot/ Kush janë dy shqiptarët e ekzekutuar mbrëmë në Athinë, njëri nga Vlora, tjetri nga Berati

19/12/2022 10:43

Personat që shihni në foto janë Armando Organja, 44 vjeç (në të majtë) dhe Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç (në të djathtë), dy shqiptarët të cilët u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në në Nea Zmirni të Athinës.

Gazetari Artur Bibe raporton se Organoja, i cili mori dy plumba në kokë është me origjinë nga Berati, ndërsa Çerçizaj i cili mori dy plumba, një gjoks dhe një në bark është nga qyteti i Vlorës.

Policia po heton lidhur me autorët, ndërsa deri tani dyshimet janë për larje hesapesh. Duket se 44 vjeçari Ogranja kishte edhe më parë kërcënime, pasi kohët e fundit ndërronte lokale dhe mjete shumë shpesh, ndërsa për 41-vjeçarin Çercizaj dihet se ka qenë kontigjent krimi për çështje droge dhe vepra të vogla penale. Çerçizi ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal. Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA