Këtë vit, jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit. Rritja e çmimeve në tërësi ka ndikuar në rritjen e çmimit të gjelit të detit.

Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka bërë që gjeli të shitet nën kosto ndërsa blerësit gjithsesi të largohen.

Akoma më i pamundur simboli i festave do të jetë për pensionistët që e kanë të pamundur ta blejnë me të tilla çmime.

Sikur të mos mjaftonte një situatë e tillë, Peqini vazhdon të jetë pa një treg dhe gjeli i detit shitet buzë aksit nacional Elbasan-Rrogozhinë, me shpresën se udhëtarët mund ta blejnë atë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA